F1, Alonso “thumbon” Raikkonenin

22/08/2013 00:00

Fernando Alonso foli para garës së Belgjikës për kthimin e mundshëm të Kimi Raikkonen tek Ferrari pas largimit të Masës duke thënë se “Felipe Massa e ka mundur Raikkonenin në 2008 dhe në 2009”.

“Kam shumë respekt për Masën dhe nuk dua të flas për shokun tim të ekipit në vitin e ardhshëm. Me Masën kam kaluar 4 sezona pa probleme. Në karrierë kurrë nuk kam pasur probleme me shokët e skuadrës. Edhe në vitin 2007 me Hamiltonin. Atëherë nuk ishte faji ynë, por faji i McLaren-it që nuk na menaxhoi mirë”, tha spanjolli i Ferrarit në konferencën për shtyp.

Në këtë moment erdhi provokimi ndaj Raikkonen: “Nuk do kisha problem ta kisha në skuadër. Nëse ju kujtohet, në vitin 2008 dhe 2009 Massa e ka lënë pas në klasifikimin e përgjithshëm, kur të dy këta pilotë ishin tek Ferrari.”

Top Channel