Një çift binjakësh identikë u paraqitën këtë të mërkurë në një gjykatë britanike, në një prej çështjevë që kanë tërhequr më shumë vëmendje së fundmi për aspektin e saj të rrallë.
Nga provat gjenetike, të marra në trupin e një viktime të një përdhunimi, rezulton se njëri prej 22-vjeçarëve Mohammed apo Aftab Asghar është autori i krimit.
Vëllezërit identikë, duke qenë se formohen nga e njëjta vezë që në ngjizje, kanë një ADN dhe grup gjaku të njëjtë, ndaj është edhe e pamundur të përcaktohet se cili prej të dyve ishte autori i krimit.
Në këto kushte, autoritetet janë detyruar që të padisin dhe ndjekin penalisht njëkohësisht të dy vëllezërit, me shpresën që më në fund, rezistenca e tyre do të thuhet dhe autori i krimit do të pranojë përgjegjësinë.
Një situatë anormale dhe njëkohësisht e vajtueshme, që lë autoritetet të paafta për të vepruar, pasi nëse rezistenca e tyre nuk do të thyhet, atehërë gjykatës i mbetet vetëm të burgosë edhe një të pafajshëm apo të lirojë një fajtor.
Top Channel