Rrjetet shoqërore apo faqet specifike të njohjeve janë shndërruar në një prej mënyrave më të zakonshme të nisjes së lidhjeve në kohët moderne.
Megjithatë, hapja e një profili në një faqe të tillë, pothuajse gjithmonë sjell interes edhe nga njerëz të papërshtatshëm, e shpesh herë me një orientim të ndryshëm seksual.
Duke pasur në mendje bezdinë e personave heteroseksuale kur marrin ftesa nga persona gay apo anasjelltas, “Apple” do të lëshojë një aplikacion të ri njohjesh, i cili do të kufizojë shikueshmërinë në vetëm në ata persona të një orientimi të njëjtë seksual.
Kështu, me aplikacionin “Pure”, që në hapjen e një profili, do të përcaktohen interesat, kategoritë e personave që mund të shikojnë profilin dhe orientimi seksual që mund të të ndjekë.
Më pas, një kërkese për njohje, secili mund t’i përgjigjet me dy butona, “Po” ose “Në asnjë mënyrë”.
Aplikacioni, do të figurojë që javën e ardhshme në “Apple Apps Store”.
Top Channel