“Mallkimi” i çuditshëm i Taxhikistanit

21/08/2013 19:20

Një pemë 50-vjeçare, simbol dedikuar “Pavarësisë së Përjetshme” të Taxhikistanit, mbjellë nga presidenti Emomali Rakhmon, u kalb dhe rrëzua këtë të mërkurë në Dushambe, kryeqyteti i ish-Republikës Sovjetike.

Pema, e importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u tha prej dehidratimit.

E llojit “coniferous sequoia”, ajo pemë ishte përzgjedhur prej Rakhmon pasi është më jetëgjata që ekziston dhe mund të jetojë deri në 3 mijë vjet.

Megjithatë, dëmtimi i pemës nuk është një çudi, duke pasur parasysh “mallkimin” e lidhur me ish-Republikën e varfër Sovjetike.

Presidenti, i fiksuar pas simboleve të “përjetësisë” së kombit të tij, në vitin 2004 ndërtoi një monument 23 metra të lartë, në të cilin qëndronte mbishkrimi latin “Perpetuum Vita” (Jetë e përjetshme).

Megjithatë, statuja u shemb dhe u shkatërrua përfundimisht, vetëm një ditë përpara se të zbulohej nga ana e presidentit Rakhmon.

Më parë gjatë këtij viti, shtylla më e lartë flamurmbajtëse në botë, në majë të së cilës shpalosej flamuri taxhik, u rrëzua për shkak të erërave të fuqishme që goditën Dushanbenë.

E këto, janë rastet më të njohura, të këtij “mallkimi” të çuditshëm të lidhur me kombin e vogël të Azisë Qëndrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA