Seanca në Gjykatën Administrative, Plarent Ndreca: U pa qartë që prokurori që arrestoi Erion Veliajn nuk i plotëson kriteret Pala greke, për disa orë ka bllokuar kalimin e shtetasve shqiptarë që nuk kanë pasur leje qëndrimi në Greqi, duke krijuar kaos në kufirin mes dy shteteve.
Por, i menjëhershmë ishte dhe reagimi i palës shqiptare, e cila ndryshe nga herët e tjera, iu kundërpërgjigj Greqisë me reciprocitet, duke bllokuar të gjithë shtetasit grekë që nuk kishin ftesë për në Shqipëri.
Vetëm pak orë pas kësaj kundërpërgjigje, pala greke u tërhoq nga bllokimi dhe lejoi kalimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Gjithçka ka nisur në orët e para të së mërkurës, kur Policia Greke në Kakavijë e Kapshticë ndaloi kalimin e të gjithë shqiptarëve që nuk ishin paisur me leje qëndrimi për në shtetin grek.
Raportohet se si justifikim është nxjerrë mungesa e sasisë së nevojshme të parave, por jo pak raste është permendur dhe kisha e Përmetit, duke bërë të ditur se qellimi i urdhërit lidhet pikërisht me ngjarjet e fundit të Përmetit.
Pas vendosjes së reciprocitetit, ishin te pakten 260 shtetas shqiptarë që ishin refuzuar në Kakavijë, rreth 100 në Kapshticë, ndersa pala shqiptare kishte refuzuar futjen e 17 shtetasve greke si dhe një autobus me targa greke, por pa pasagjerë.
Bllokimi i kufirit mes Shqipërisë e Greqisë u pasqyrua dhe në mediat ndërkombëtare, teksa italiana “TGCOM” raportonte për mbylljen e kufirit mes dy shteteve.
Ndërkaq, lidhur me situatën e krijuar në kufi, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Llesh Kola thirri në një takim Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas.
Lidhur me shqetësimin mbi kthimet e qytetarëve shqiptarë nga autoritetet policore greke në pikat e kalimit kufitar, ambasadori Rokanas informoi se duke filluar nga dita e sotme situata po normalizohet dhe fluksi i qarkullimit do të rikthehet në standardet normale të sezonit.
Ai siguroi angazhimin e tij për ndjekjen e kësaj çështjeje, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.
Rama komunikon me Athinën zyrtare
Burime të mirëinformuara në Athinë tregojnë se mes Edi Ramës dhe Athinës për çështjen e toponimeve, si edhe për krizën në Përmet ka patur nje komunikim intensiv.
Kryeministri i ardhshem i Shqipërise i ka kerkuar mikut te tij te majte Venizellos ne Ministrine e Jashtme heqjen e kufizimit per shqiptaret, deri ne fund te shtatorit per ta zgjidhur pastaj perfundimisht kete problem ne rruge bilaterale. Dhe pala greke ka mbajtur fjalen, deri kur kriza e Permetit ka risjelle ne skene fantazmen e toponimeve, diten e mbremshme e sot paradite, kur perseri sipas te njejtave burime, zoti Rama ka komunikuar me Athinen.
Eshte e konfirmuar se rikthimi i normalitetit ka ardhur fale ketij komunikimi. Nga ana tjeter Edi Rama nuk ka dhene asnje deklarate per çeshtjen e krizes ne Permet, por burimet e Top Channel prane qeverise se re tregojne se Kryeministri i ri dhe ministri i Jashtem Ditmir Bushati jane te angazhuar per zgjidhjen e ketij problemi.
Mesa duket edhe dialogu i hapur nga kryebashkiaku socialist me perfaqesuesit e kishes eshte produkt i planit Rama – Bushati per zgjidhjen e ketij problemi.
Top Channel