Shumë prej nesh rriten duke i premtuar vetes se nuk do të përsërisin kurrë një sjellje, ves apo mënyrë të menduari të prindërve tanë.
Tendenca të tilla rebelizmi janë më të theksuara në adoleshencë dhe në moshën e rinisë, por pavarësisht kësaj, janë gjithashtu të shumtë ata që në një farë moshe përfundojnë në “kopie” të prindërve.
Një studim i ri tregoi se mosha në të cilin shumica fillon të sillet dhe të veprojë sipas sjelljeve të papëlqyeshme të prindërve të tij është ajo 32-vjeçare (llogaritur me mesatare).
Studimi u realizua nga një faqe interneti (Netmums), e cila listoi 50 vese të zakonshme të prindërve, duke pyetur se cilat prej tyre anketuesit nuk kanë pëlqyer në familjen e tyre dhe kur kanë nisur t’i bëjnë edhe vetë, nëse i bëjnë edhe ata.
Nga përgjigjet e marra, ishte mesatarisht mosha 32-vjeçarje, ajo në të cilën niste procesi i ngjasimit me prindërve, i cili duket se thellohet gjithmonë e më shumë me kalimin e moshës.
Përballë këtyre fakteve, pyetja se përse është pikërisht kjo moshë, merr një përgjigje të thjeshtë. Në moshën 32-vjeçare, shumica sapo janë prindër të rinj, prindër të sapobërë apo në plan për të krijuar një familje dhe është ky element ai që rezulton përcaktues në sjelljen e partnerëve.
Top Channel