Seks në publik gjatë koncertit të Eminemit

20/08/2013 16:00

Një 17-vjeçare është vendosur në qendër të një skandali seksual, ndërsa ajo dhe i dashuri i saj kryen marrëdhënie në mes të turmës, gjatë një koncerti të Eminemit në Irlandë.

Imazhet e çiftit, të fotografuar nga shumë të pranishëm, janë bërë objekt hetimi i policisë.

Ata mund të përballen me penalitete për prishje të moralit publik, por njëkohësisht kanë nisur edhe hetimet për pornografi të miturish, pasi vajza është ende minorene.

Ndërkohë, interneti është përmbytur nga komente dhe shkrime në media të ndryshme, të cilat dënojnë ashpër ekzibicionizmin e 17-vjeçares.

Reperi amerikan Eminem mbajti një shfaqje përpara 80 mijë fansave në Dublin, Irlandë dhe gjatë koncertit, policia arrestoi 63 persona për kundravajtje të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA