
Rojet private të sigurisë kane rimarrë në orët e para të mëngjesit të martës kontrollin në Pallatin e Kulturës në Përmet.
Ata kane pritur boshatisjen e kishës, e cila u mor forcërisht mesditën e së hënës nga ana e nje grupi klerikesh dhe besimtarëve ortodoksë. Pasi jane larguar pas mesnate te gjitha nga kisha, forca me te shumta ne numer sigurie kane rrethuar godinen dhe kane rivendosur kordonin per te mos lejuar njeri te hyje. Ata kanë hequr sërish objektet kishtare nga ambientete duke i grumbulluar të gjitha në një vend, në pritje për t’u marrë sërish nga anëtarët e Kishës Ortodokse. Jane rivendosur serish dyert dhe dritaret të cilat u thyen një dite me pare.
Gjendja ne qytetin e Permetit vijoi të mbetej e tensionuar. Rreth orës 12.00 një grup klerikesh kanë zhvilluar një takim me kreun e Bashkise se Permetit, ku u ra dakort qe te ulet tensioni ne qytet dhe te mos kete me perplasje midis bashkise policise dhe besimtareve ortodokse. Gjithashtu ne bisedime eshte vendosur se do te mblidhen serish ne nje mbledhje per te gjetur nje zgjidhje afatgjate ne lidhje me kishen. Zgjidhje qe do te jete pak e veshtire duke u nisur nga fakti se te dyja palet pretendojne pronesine e truallit. At Athanas Qerimi thote se toka i perket kishes ortodokse.
“Numri i protokollit 1067/3, datë 16/05/2013, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë urdhëron Zyrën e Përmetit, të pajiset Kisha Ortodokse me dokumentin 4752 metër katrorë tokë”, thotë prifti.
Ndersa kreu i Bashkise se Permetit, Gilberto Jaçe thote se thjesht po zbatohet ligji ne baze te vendimeve te gjykatave.
“Të gjitha argumentet janë përballur me dyert e gjykatave, të cilat kanë marrë një vendim. Në pozicionin e Kryetarit të Bashkisë unë kujdesem dhe duhet të ruajë dhe të zhvillojë obkektet kulturore të Bashkisë së Përmetit. Qyteti jonë është me një traditë të hershme dhe të zhvilluar dhe ka nevojë për hapësira kulturore”, thotë Jaçe.
Ndërkohë që ka reaguar edhe Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, e cila permes nje deklarate, ne të cilën theksohet se Dhoma e Përmbaruesve dënon me ashpërsi sulmet e ditëve të fundit të bëra ndaj përmbaruesve gjyqësorë dhe familjeve të tyre, të cilët janë kërcënuar haptazi nga përfaqësues të Klerit Ortodoks, për shkak se bënë detyren e tyre duke ekzekutuar nje vendim gjykate të formes së prerë në Përmet.
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve thekson se nuk përfshihet në lojrat politike ku kërkojnë ta fusin këta priftërinj çështjen e Përmetit, por u kujton atyre se keto kërcënime te bëra dhe publikisht cenojnë integritetin e përmbaruesve dhe janë te dënueshme nga ligjet ne fuqi. “Ne kerkojme nga shteti shqiptar te ndërhyje per t’i dhene fund kësaj situate dhe të garantojë sigurinë fizike te ligjzbatuesve te tij, në këtë rast përmbaruesve gjyqësore”, thuhet në reagim.
Berisha dënon ndërhyrjet greke
Qeveria ka reaguar për herë të parë, në lidhje me ngjarjet në kishën e Përmetit. Përmes një deklarate të zëdhënëses së tij, kryeministri në detyrë, Sali Berisha, i ka cilësuar ngjarjet si skena jo të denja.
“Zbatimi i vendimeve të gjykatave është themeli i funksionimit të shtetit ligjor, por nga ana tjetër skenat e rrëmbimit të objekteve të shenjta nga përmbarimi privat, gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor të 11 viteve më parë, rikthyen për shqiptarët pamje të kohës së barbarisë hoxhiste mbi institucionet e kultit. Ky ishte një ofendim i rëndë, për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe për të gjithë besimtarët shqiptarë”, theksohet në deklaratë.
Duke i cilësuar qëndrimet e një dite më parë, të disa qytetarëve por dhe të ndonjë kleriku, si të gabuara, zoti Berisha, në ditët e fundit të tij si kryeministër, ka lëshuar ndoshta një nga deklaratat më të ashpra ndaj Athinës zyrtare.
“Kryeministri konsideron të papranueshme dhe ndërhyrje absurde në punët e brendshme të Shqipërisë, deklaratën e djeshme të autoriteteve greke. Shqipëria ka të gjitha mundësitë dhe mjetet ligjore, për garantimin e shtetit të së drejtës, veprimtarisë normale të institucioneve të vendit dhe atyre të huaja, si dhe për t’iu përgjigjur shkelësve të rendit dhe provokimeve të çdo lloji”, vazhdon më tej deklarata.
Zoti Berisha shprehet se, vlerëson dialogun e nisur mes autoriteteve të Bashkisë së Përmetit dhe atyre fetare, për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare, jashtë të gjitha abuziviteteve dhe praktikave të dënueshme ateiste, siç i quan ai.
Top Channel