Kapshticë, grekët kthejnë mbrapsht 300 persona
20/08/2013 00:00
Gjatë ditës së sotme, mbi 300 persona janë kthyer mbrapsht nga autoritetet greke në pikën e kalimit kufitar me Greqinë në Kapshticë.
Ata janë shumica persona që duan të udhëtojnë me pashaporta biometrike, ndërsa janë lejuar të gjithë ata që dispononin dokumenta greke.
Të kthyerit në doganë thonë se punonjësit e policisë greke u kanë përmendur vazhdimisht incidentet e ndodhura në qytetin e Përmetit.
Top Channel