Inter blen mesfushorin Taider

20/08/2013 00:00

Saphir Taider është lojtari i ri i Interit. Mesfushori franko-algjerian ka realizuar vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me zikaltërit.

“Interi është një skuadër e madhe që ka fituar gjithçka dhe unë jam i lumtur për këtë aventurë të re. Falenderoj Bolonjën që më lejoi të largohesha dhe Interin për mundësinë që më dha për të luajtur me një skuadër të madhe”, tha Taider për mediat italiane.

Taider u ble për 5.5 milionë euro plus dhënien në formën e huazimit të Diego Laxalt.

Top Channel