Seanca në Gjykatën Administrative, Plarent Ndreca: U pa qartë që prokurori që arrestoi Erion Veliajn nuk i plotëson kriteret Famulltari i Kishws Autoqefale në Elbasan At Nikolla Marku ka reaguar ndaj ngjarjeve në qytetin e Përmetit.
Në një deklaratë për mediat, ai i ka cilësuar si një grup arrogantësh të veshur me rrobën e priftit, personat të cilët ne menyre skandaloze, thekson ai, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të veshur me uniformë. Sipas At Nikolla Markut askush në Shqipëri nuk kërkon të marrë kisha me forcë në dëm të besimtarëve ortodoksë, por problemi në fjalë mund të zgjidhet përmes drejtësisë dhe jo me konflikte.
“Kush e trajton Shqipërinë si në vitet 1967 për të krijuar imazhe të rreme kundër saj? Kush i imponohet Shqipërisë por edhe kombit tonë kudo që ndodhen me shantazhe të turpshme që prej 23 vjetësh me prishje kompjuterësh në dogana, gabime në pasaporta, emërtime të gabuara, tortura psikologjike? Eshtë e qartë, Anastas Janullatosi në fe, Vangjel Dule në politikë, OMONIA me minoritetin grek, e mbështetur nga Agimi i Artë në Greqi, por edhe nga politika greke pjesërisht e çoroditur për shkak të krizës. Kjo bandë me disa priftërinj të shitur në dëm të Shqipërisë po kurdisin ngjarje të turpshme, të rrezikshme. Ata që ushtrojnë dhunë si në rastin e Përmetit nuk janë as priftërinj dhe as besimtarë, ata janë bandidë të paguar dhe të udhëzuar nga Janullatos. Askush në Shqipëri nuk kërkon të marrë Kisha me forcë në dëm të besimtarëve ortodoksë, por problemi me Shtëpinë e Kulturës në Përmet është çështje që zgjidhet me drejtësi dhe jo me konflikt”, thotë At Nikolla Marku.
At Nikolla Marku thekson se Bashkia e Permetit, duhet te kishte gjetur nje zgjidhje alternative per pretendimin e saj, por megjithate shton ai nderhyrja e Kishes Ortodokse greke dhe e Ministrise se Jashtme e ketij vendi ne punet e brendshme te shtetit dhe Kishes Shqiptare eshte e papranueshme.
Top Channel