Familja Obama është “shtuar” me një anëtar të ri: Sunny-n, një qen femër i racës portugeze, që i bashkohet Bo-së, rojtarit të Shtëpisë së Bardhë.
Fotot tregojnë kafshën tërësisht të zezë, të endet në lëndinën veriore të Shtëpisë së Bardhë, me atë që duket si një qen lodër, në ngjyrë të purpurt flamingoje.
Bo, qen mashkull i së njëjtës racë, është bashkuar në Shtëpinë e Bardhë vetëm pak pasi Obama mbërriti në të në vitin 2009. Gëzofi i qenve “të ujit” të tipit portugez nuk janë aspak alergjik, gjë që do të thotë se Sunny dhe Bo nuk do të ndikojnë fare ndaj alergjisë kundër qenve, që ka vajza e tij e parë, Malia.
Në një njoftim të publikuar në uebsajtin e Shtëpisë së Bardhë, Sunny përshkruhet si një qenushe “me shumë energji dhe tepër e dashur”, emri i së cilës është zgjedhur për t’u përshtatur me personalitetin e saj të gëzueshëm”.
Ajo është lindur në Michigan dhe sapo e ka kaluar moshën 1-vjeçare, njoftohet nga Shtëpia e Bardhë. Gëzofi i Sunny-t është tërësisht i zi, ndryshe nga Bo, që e ka atë bardhezi, teksa e bardha në ngjyrë gri gjendet në gjoksin dhe këmbët e tij.
Familja Obama dha një donacion në fondacionin “Washington Humane Society”, në nder të kafshës së tyre të re shtëpiake.
Top Channel