Agjenti: Raikkonen nuk kalon tek “Red Bull”-i

20/08/2013 13:50

Prej disa javësh, që kur Mark Webber lajmëroi largimin nga “Red Bull”-i në fund të sezonit, kanë qenë të shpeshtë zërat që përflisnin mundësinë e kalimit të Raikkonnenit, në timonin e makinës më të mirë të momentit për 2014-n.

Megjithatë, në një intervistë për të përditshmen finlandeze “Turun Sanomat”, agjenti i pilotit, Steve Robertson, siguroi që kjo tashmë nuk ka më asnjë mundësi që të ndodhë.

“E vërteta është që ka pasur një negociatë me “Red Bull”-n, por nga bisedimet nuk u arrit të gjendej një marrëveshje dhe tashmë ato janë mbyllur prej kohësh”, deklaroi Robertson.

Në intervistë, agjenti shtoi se Kimi nuk ka arritur ende asnjë marrëveshje me asnjë skuderi për sezonin e ardhshëm, përfshi Lotus, por theksoi se me 99% “Raikkonen do të vazhdojë të mbetet në Formulën 1”.

Top Channel