Raffaela Fico qeth zero Pian

19/08/2013 00:00

Showgirl-i italian Raffaela Fico, ish-partnerja e futbollistit Mario
Balotelli ka vendosur ta qethë zero Pian, vajzën që ka nga lidhja me
lojtarin e kombëtares italiane.

Pa kaçurrelat e zeza, Pia duket me të vërtetë një kopje e vogël e Balotellit, i cili nga ana e tij nuk e ka pranuar dhe nuk e ka takuar asnjëherë të bijën.

Duke pozuar për revistën ‘Gente’, ku tregon një fizik perfekt, Raffaela thotë se e qethur kështu Pia bëhet SuperPia,duke iu referuar edhe nofkës së futbollistit italian dhe babait të vajzës së saj SuperMario, ngjashmëria me të cilin është e jashtëzakonshme.

Top Channel