Milan, të grumbulluarit ndaj PSV-së

19/08/2013 00:00

Janë 21 lojtarët e grumbulluar nga Massimiliano Allegri në kuadër të sfidës që Milani do të luajë kundër PSV-së, e vlefshme për paraeliminatoret e Ligës së Kampioneve, ndeshje që do të luhet të martën në Eindhoven.

Në këtë listë bie në sy mungesa e Robinho dhe De Sciglio, të cilët nuk kanë rekuperuar nga dëmtimet respektive.

Ndërkohë, Mario Balotelli ka kaluar problemet me gjurin dhe do të jetë titullar ndaj ekipit hollandez.

Kjo është lista e lojtarëve të grumbuluar nga Allegri: Abbiati, Amelia, Coppola; Abate, Constant, Mexes, Silvestre, Zaccardo, Zapata; Boateng, Cristante, De Jong, Emanuelson, Montolivo, Muntari, Nocerino, Poli; Balotelli, El Shaarawy, Niang dhe Petagna.

Top Channel