Isco shpëton Realin

19/08/2013 00:00

Reali i Madridit fitoi me vuajtje ndeshjen e parë të sezonit 2013-2014. Kur duheshin edhe 4 minuta nga përfundimi i takimit, Isco shënoi golin e fitores për skuadrën e Ancelotti duke kaluar në avantazh 2-1 madrilenët ndaj Real Betis.

Spanjolli i cili u ble këtë verë nga Reali për 30 milionë euro nga Malaga shënoi me kokë pas një krosimi të Marcelo dhe fitoi respektin e tifozëve në Santiago Bernabeu, të cilët kënduan në kor emrin e tij.

Jorge Molina kishte kaluar në avantazh Betisin në minutën e 14, para se Karim Benzema të barazonte në minutën e 26, pas një pasimi të Isco.

Gjithsesi, fitorja e ngushtë e Realit krijon shumë dyshime në një ditë kur Barcelona shkatërroi 7-0 Levanten në Camp Nou.

Top Channel