F1, Red Bulli, i kënaqur me gomat e reja

19/08/2013 00:00

Konsumi i lartë i gomave Pirelli ka qenë tema kryesore e gjysmës së parë të sezonit 2013 të botërorit të Formulës 1 dhe Red Bulli, skuderia që ngriti më shumë zërin për ndryshimin e gomave, është krenare për “kryqëzatën” e saj.

Drejtori sportiv i kampionëve të Botës, Christian Horner, theksoi për ‘Autosport’: “Pamë që gomat ishin problem dhe ngritëm zërin. Ne thamë atë që gjithë të tjerët e thonin vetëm privatisht sepse nuk kishin guximin për ta thënë publikisht. Fatmirësisht na e dëgjuan fjalën dhe është bërë diçka në lidhje me gomat. Kjo ishte më e mira për Formulën 1.”

Më tej, Horner shton: “Gomat po bëheshin faktori kryesor në përcaktimin e fituesve të garave. Ne kemi mbajtur gjithmonë të njëjtin qëndrim, që nga Melburni e deri në Silverstone. Mendonim se këto goma nuk ishin të përshtatshme për pilotët dhe tani shohim që kishim të drejtë pasi tashmë pilotët japin maksimumin në timon dhe duelojnë lirshëm me njëri-tjetrin.”

Top Channel