
Klerikët ortodoksë kanë rimarrë forcërisht kishën e tyre të ndërtuar në ambientet e Pallatit të Kulturës në Përmet.
Rreth orës 11.00, në sheshin kryesor të qytetit të Përmetit kanë ndaluar dy autobusë të Kishës Ortodokse nga ku kane zbritur rreth 100 klerike dhe perkrahes se tyre. Klerikët të ndihmuar edhe nga besimtare vajten menjehere perpara deres se Shtepise se Kutures. Nje prej tyre ka kerkuar qe te marrin kishen dhe me pas jane perplasur me tre police te firmes private “Aulona”, qe kishin marre persipër ruajtjen e objektit.
Kleriket ushtruan dhune dhe u konfrontuan me policet. Keta te fundit u perpoqen qe mbrojne objektin, duke perdorur edhe gaz lotsjelles, por nuk ia kane dale dot per shkak te numrit te madh.
Pasi kane keputur zinxhirat dhe kane hequr llamarinat qe bllokonin hyrjen, kleriket u futen brenda ne vendin ku ka qene kisha. Nderkohe qe rojet private vazhdonin te sulmoheshin jashte ambienteve eshte dashur nderhyrja e Policise se Shtetit per te ndihmuar ne ndaljen e dhunes ndaj tyre.
Nderkohe sapo kane hyre brenda ambienteve te kishes ata filluan te kendonin kenget e tyre fetare ne gjuhen shqipe. Pasi mbajten nje meshe besimtaret dhe prifterinjte nuk kane pranuar te dalin nga kisha. Nga i gjithe konflikti kane mbetur te plagosur lehte rojet private, si edhe kane marre mjekim disa nga kleriket te cilet u preken nga gazi lotsjelles.
Përmet, rikthehet qetësia
Policia e Shtetit nuk ndërhyn, Bashkia kontraktoi privatë
Në Përmet është rikthyer qetësia. Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë, pasi klerikët dhe besimtarët hynë në ambientet e kishës së Shën Mërisë në qytet, ambiente që përmbarimi ia ktheu Bashkisë së qytetit, megjithatë tensioni mbetet.
Ish-shefi i kulturës në Bashkinë e Përmetit thotë se ai ka firmosur vendimin për zbatimin e vendimit të gjykatës, por nuk ishte për të vepruar në këtë mënyrë.
Mane thotë se kundërshtimi që i bëri kryebashkiakut Gilbert Jaçe, për mënyrën se si u veprua me kishën, i kushtoi vendin e punës në Bashki.
Ndërkohë, në ambientet e brendshme të kishës së Shën Mërisë, apo Shtëpisë së Kulturës, po qëndrojnë klerikët, që rivendosën simbolet fetare në ndërtesë.
Ata zotërojnë edhe dokumenta ligjore, sipas të cilave janë pronarë të tokës ku ndodhet Shtëpia e Kulturës, e ndërtuar në vendin ku dikur ka qenë kisha e vjetër e Shën Mërisë.
Godina gjysmë e shkatërruar po kthehej në një kishe dhe kishte nisur ndërtimi, por Bashkia e Përmetit hapi proces ligjor për rikthimin e pronësisë mbi të.
Pas marrjes së vendimit në disa shkallë të gjyqësorit, Bashkia kërkoi përmbarues privatë dhe një kompani private të sigurisë së objekteve, si dhe largoi me forcë klerikët, të cilët me mbështetjen e besimtarëve, të ardhur edhe nga disa qytete si Gjirokastra e Saranda, rimorën me forcë ambientet.
Kryepeshkopi: Sulmet na kujtojnë vitin 1967
Për konfliktin mes Kishës dhe Bashkisë në Përmet është shprehur edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Anastas.
Në një video të hedhur në internet nga Kisha, kryepeshkopi deklaron se sulmet mbi kishën në Përmet na kujtojnë vitin 1967, kur komunizmi nisi çmontimin e fesë në Shqipëri. Sipas tij largimi i kishës bëhet për interesa personale të disa njerëzve.
“Nje grup gjoja i sigurise perdhosi te shenjtat e te shenjtave brenda Kishes Ortodoske. Moren pagen per kete, por ne nuk e dime kush jane prapa tyre. Çdokush mund te pyese nese jetojme ne vitin 2013, ku te gjithe kemi shpresen te shkojme ne Evrope, apo ne vitin 1967 kur Partia Komuniste kujtoi se do te çrrenjose besimin nga populli shqiptar. Ne nuk e dime kush ka te drejten per te bere kete perdhosje, sakrilegj. Ata njerez duhet te jene te feve te tjera, ose te pafe. Si mund te tolerohet qe ne shekullin e 21, keta njerez te perdhosin kishen e shenjte, ne nje kohe kur behet fjale per nje Europe te bashkuar dhe demokratike. Kjo kishe eshte ndertuar ne shekullin e 17 ne qender te Permetit. Qeveria shqiptare e di shume mire se cilat Kisha Ortodokse ka konfiskuar. S’ka nevoje per komisione se ka foto te qarta, qe kjo kishe ka qene me pare ne qender te Permetit. Ne vitin 1998 na e ktheu dhe na kerkua 700 mije leke te reja se gjoja kishte bere punime ne kete ndertese, pastaj nisen gjyqet sepse ata e perdornin kete vend te shenjte per te bere palate dhe per te bere para per veten e tyre. Pastaj bene nje gjyq me deshmitare te genjeshtert se gjoja kisha nuk ka qene aty. Ne nuk mbajme meri, po lutemi qe ata te kuptojne gabimin”, tha kryepeshkopi.
Top Channel