Botërori 2026, Carlo Ancelotti: Brazili ka talente, do të bëjë një turne madhështor
Milani arriti ta zgjidhte vetëm në fund ndeshjen ndaj Celtic në San Siro dhe Massimiliano Allegri është shprehur pas këtij takimi se e rëndësishme ishte fitorja, duke marrë parasysh mungesat e shumta të kuqezinjve.
“Fituam me vuajtje dhe i dhuruam një fitore tifozëve. Sakrifikuam shumë pasi në këto momente nuk kemi forcën për të dominuar ndeshjen për 90 minuta. Nuk e sulmuam siç duhej mbrojtjen e tyre, por pas golit të parë gjithçka shkoi mirë.”
Pas kalimit të Celtic, Milanin e pret një provim shumë i vështirë. Në San Siro vjen një Napoli i frikshëm që është në krye të Serisë A dhe që mundi Borussia Dortmund në Ligën e Kampioneve.
“Është një skuadër shumë e mirë. Benitez ka bërë një punë të shkëlqyer sepse në fare pak kohë ka ndryshuar sistemin e lojës. I dimë limitet tona dhe do të punojmë për tu përmirësuar”, theksoi Allegri.
Top Channel