Nadal, në finalen e “Cincinatti 1000”

18/08/2013 11:15

Rafal Nadal do të luajë në finalen e Masterit të Sinsinatit, teksa pasi kaloi mbi rivalin e tij historik, Roger Federer në çerekfinale, spanjolli mposhti në dy sete (7-5, 7-6) edhe rivalin çek, Tomas Berdych.

Një triumf më shumë, në finalen përballë Isner, do të lejon Nadalin që të fitonte titullin e nëntë të këtij sezoni, Masterin e 26 të karrierës dhe do ta ngjiste në vendin e dytë të renditjes botërore së tenistëve meshkuj.

Ndonëse theu me vështirësi Berdych, Nadal konsiderohet si favorit i qartë në ndeshjen finale, edhe pse amerikani Isner është duke përjetuar momentin më të shkëlqyer të karrierës, pasi eliminoi Djokovic dhe Del Potro, për të mbërritur deri në finale.

Top Channel