Bashkia e Libohovës i ka dhënë titullin “Nderi i qytetit” Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Gjatë fjalës së tij, presidenti kërkoi evokimin e vlerave identike, historike e kulturore të Libohovës, vlera që, sipas tij, e kanë pasuruar identitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Nishani tha se ndihej krenar për të parët e tij, që u rritën në Libohovë, duke e cilësuar një identitet të rrallë, identitet që, sipas tij, do të arrijë dhe ta drejtojë sa më mirë, e do ta dërgojë, sa më shpejt e me sa më pak dëme, rrugëtimin kah integrimit me shpirtin dhe kulturën e Europës.
Ndërsa shprehu një vlerësim të lartë për familjen e madhe themeluese të Libohovës dhe veprën e vëllezërve Mufit, Eqerem dhe Ajet Libohova, ai nënvizoi se Libohova ishte kështjella e fundit antikomuniste në jug të vendit.
Top Channel