Formula 1, Ricciardo tek Red Bull në 2014-n

18/08/2013 09:50

Mark Webber, një prej pilotëve më të vjetër të Formulës 1 do të largohet në fund të sezonit nga Red Bulli për të provuar një eksperiencë të re me markën “Porsche” në “24 Orët e Lë Manshit”.

E ndërsa prej disa muajsh qarkullojnë zëra se cili do të jetë shoku i skuadrës së Sebastian Vettel në makinën më të shpejtë të momentit, “Bild” dha të dielën versionin e tij përfundimtar: Daniel Ricciardo.

Sipas gazetës gjermane, tashmë nuk ekzistojnë më dyshime për pilotin e ardhshëm që do t’i bashkohet skuadrës pasi është përzgjedhur zyrtarisht piloti i Toro Rossos.

Në bazë të burimeve të “Bild”, Red Bulli do të bëjë publike mbërritjen e Ricciardos në radhët e saj në garën e ardhshme, atë të Spa-Francorchamps, në Belgjikë.

Top Channel