Bolt udhëheq Xhamajkën

18/08/2013 17:50

Ashtu siç ishte parashikuar është Xhamajka fituesja e stafestës 4×100 për meshkuj, pasi e ndalën kronometrin në kohën 37 sekonda e 36 të mijtat.

Për Usain Bolt, kjo është medalja e tretë e artë në Botërorin që po zhvillohet në Rusi, pas fitores së medaljes së artë në garat e 100 dhe 200 metrave.

Me këtë sukses, sprintieri xhamajkan arrin rekordin e podiumeve të Karl Ljuisit, me 10 të tillë, dhe nga këto 8 janë tituj botërorë, ndërsa në dy ngjitjet e tjera në podium, amerikani Ljuis ka marrë një medalje argjendi dhe një bronzi, ndërkohë që medaljet e xhamajkanit rëndojnë më shumë, duke qenë se janë 8 të arta dhe dy të argjendta.

Dhjetë medalje të arta ka arritur të marrë edhe legjenda tjetër Majkëll Xhonson. Ndërkohë, në garën e së dielës pasdite, kuarteti xhamajkan ndali kronometrin në kohën 37 sekonda e 36 të mijtat, koha e dytë sezonale më e mirë, por që arritën të linin pas skuadrën amerikane, që e ndali kronometrin në kohën 37 sekonda e 66 të mijtat, dhe atë të Britanisë së Madhe, që e kaloi finishin pas 37 sekondash e 80 të mijtat.

Për t’u theksuar ishte një çast në 100 metrat e fundit, kur amerikani Gatlin ka kaluar në korsinë e xhamajkanit Usain Bolt për disa hapa, megjithatë ritmi i tyre u duk qartë në momentin e finishit.

Top Channel