ATP Cincinnati: Nadal gjunjëzon Isner-in

18/08/2013 21:10

Rafael Nadal është bërë mjeshtër edhe në fusha çimentoje.

Në finalen e Cincinnati-t, majorkeni mposhti 7-6, 7-6 amerikanin Isner, duke fituar për herë të parë në karrierën e tij turneun e Ohio-s, duke rritur serinë pozitive në sipërfaqen më të vështirë, atë ku ai ka shkëlqyer më pak, në 15 ndeshje me fitore.

Isner-it, i cili kthehet në shtëpi me kokën lart, i mbetet vetëm kënaqësia e eliminimit të Djokoviç, në çerekfinale, dhe Del Porto, në gjysmëfinale. Por, me Nadal-in, gjiganti amerikan nuk arrin të përmbushë mrekullinë e tretë në pak ditë.

Nadal, i cili gjatë 2013-s nuk ka humbur asnjë ndeshje në çimento, mund të festojë kështu titullin e tij të 59 në karrierë, titulli i 9 për këtë vit dhe i 26-ti në “Masters 1000”.

Ky trofe vjen në vigjilje të “US Open”, që do të startojë më 25 gusht në New York.

Top Channel