Messi, gati për ndeshjen e parë të sezonit

17/08/2013 00:00

Tata Martino do të ketë në dispozicion Leo Messin për ndeshjen e tij të parë zyrtare në drejtimin e Barcelonës.

Barcelona do të luajë të dielën ndaj Levantes në javën e parë të kampionatit spanjoll dhe ylli argjentinas ka rekuperuar në kohë nga dëmtimi që e kishte vënë në dyshim për këtë ndeshje.

Gjithashtu, i gatshëm për Martinon do të jetë edhe mesfushori Cesc Fabregas.

Para këtij takimi, trajneri argjentinas i Barcelonës, Tata Martino, theksoi: “Jam i ri në kampionatin spanjoll, por jo në futboll. Po pres me padurim fillimin e kampionatit për të parë formën dhe gjendjen që kemi. Messin e kam parë me shumë dëshirë në stërvitje dhe gjatë pushimeve ka bërë një punë të veçantë për shkak të dëmtimit.”

Top Channel