Bundesliga, Bayern me pikë të plota

17/08/2013 00:00

Bayern Munchen arriti fitoren e dytë në dy ndeshjet e para të Bundesligës. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola mposhti 1-0 Eintracht Frankfurt dhe grumbullon 6 pikët e para në këtë fillim të kampionatit.

Goli i fitores për bavarezët u shënua nga Mario Mandzukic në minutën e 13. Kroati shënoi një gol të mrekullueshëm me akrobaci pas krosimit të Muller.

Trapp, portieri i Eintracht, ishte protagonisti kryesor i takimit me pritjet e tij, ndërsa në fund të ndeshjes Meier kishte mundësi të barazonte rezultatin, por nuk arriti të shënonte.

Në ndeshjet e tjera të javës së dytë të kampionatit gjerman u shënuan këto rezultate: Freiburg-Mainz 1-2, Hamburg-Hoffenheim 1-5, Stuttgart-Bayer Leverkusen 0-1, Werder Bremen-Augsburg 1-0, Wolfsburg-Schalke 04 4-0 dhe Borussia Monchengladbach-Hannover 3-0.

Top Channel