Mel Gibson shpëtoi paq nga një aksident automobilistik, në të cilin u përfshi gjatë së enjtes me makinën e tij luksoze në Los Anxhelos.
Aktori ishte duke qarkulluar në orën 20:35 në Malibu, pranë shtëpisë së tij, kur për një arsye të panjohur humbi drejtimin e makinës së tij luksoze “Maserati 2008”.
Makina u dëmtua dukshëm nga përblasja me pjesën shkëmbore, që kufizonte rrugën panoramike në të cilën aktori ishte duke udhëtuar.
Megjithatë, vetë Gibson nuk pësoi dëme dhe u largua duke ecur nga skena e aksidentit.
Një video që qarkullon në internet tregon momentin e përplasjes, ndërsa një dëshmitar pamor tha për mediat amerikane: “Për arsye të panjohura, Gibson devijoi dhe goditi faqen malore anës rrugës. Ai qëndroi atje deri në mbërritjen e policisë”.
Top Channel