Kur bebet rriten dhe… bëhen top modele!

16/08/2013 04:00

Askush nuk e mohon që janë të bukura. Top modelet më të famshme të botës i lënë të gjithë pa fjalë. Të gjata, simpatike, me fizikun perfekt dhe buzëqeshje magjepsëse. Ikona të një feminiteti, që shumë gra kërkojnë t’i ndjekin, por pa i arritur kurrë. Por, gjithsesi, nuk kanë qenë gjithnjë të tilla.

Yjet dalin sheshit duke publikuar fotot e fëmijërisë së tyre, atëherë kur nuk ishin ende “Top”, por vetëm Heidi, Gisele, Doutzen… Pikërisht si Alessandra Ambrosio, fytyra dhe trupi i “Victoria’s Secret”, askush nuk mund ta imagjinonte se do të bëhej një nga “ëngjëjt” e shtëpisë së famshme të intimeve.

Përkundrazi, premtonte shumë Candice Swanepoel, me ato sytë e kaltra nuk ishte e vështirë të mendoje se do të përfundonte një femër tërheqëse për këdo. Po ashtu, të shkëlqyera kanë qenë Chanel Iman, Jourdan Dunn dhe Madalina Ghenea. Princeshat e vogla janë rritur, por janë rritur mirë…

Miranda Kerr

Madalina Ghenea

Lily Aldrige

Karlie Kross

Jourdan Dunn

Heidi Klum

Gisele Bundchen

Doutzen Kroes

Alessandra Ambrosio

Bar Refaeli

Candice Swanepoel

Chanel Iman

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA