Harris: Rita Ora nuk e pëlqen muzikën time

16/08/2013 00:00

Kanë disa muaj që janë të lidhur dhe shkojnë shumë mirë bashkë, por Calvin Harris dhe Rita Ora ndahen përsa i përket shijeve muzikore.

DJ i suksesshëm skocez ka pranuar se e dashura e tij me origjinë nga Kosova nuk ia pëlqen muzikën që bën.

“Ritës nuk i pëlqen muzika “dance” dhe rrjedhimisht nuk i pëlqen as muzika ime, por mua më pëlqen muzika e saj. Gjithsesi, kjo nuk ka rëndësi sepse ne nuk jemi bashkë për arsye muzikore”, tha 29-vjeçari për ‘The Sun’.

Kur u pyet për një bashkëpunim të mundshëm me partneren e tij në të ardhmen, Harris theksoi: “Ne mundohemi të mos përziejmë punën në marrëdhënien tonë dhe siç thashë më parë, asaj nuk i pëlqen muzika ime.”

Top Channel