Sarandë, dy të plagosur rëndë në dy aksidente

15/08/2013 00:00

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë në dy aksidente të ndryshme të ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në qytetin e Sarandës.

Gazmend Agasi, 32 vjeç nga Gjirokastra ka marrë plagë të rënda në trup pasi është rrëzuar me motor uji dhe është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ndërkohë, pak minuta më pas në aksin rrugor Ksamil-Butrint, një automjet i cili drejtohej 21-vjeçarja Katerina Xhokodori, nga Tirana, ka dalë nga rruga. Si pasojë e reja është dëmtuar rëndë në mushkëri. E plagosura u nis me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes tepër të rëndë.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta