Java e muzikës britanike në Shqipëri, e organizuar çdo vit nga British Council, ka si qëllim që ta njohë publikun shqiptar me trendet më të reja të muzikës në Britaninë e Madhe.
Sipas drejtores së këtij këshilli për Shqipërinë, Aida Berxholi, edhe ky vit nuk do të jetë ndryshe. Një nga synimet e këtij organizimi është, sipas saj, edhe dëfrimi i publikut në vendet ku ata kanë vendosur të pushojnë këtë verë.
China Rats dhe Gaolers Daughter janë dy grupe të reja muzikore që, gjatë këtyre viteve të fundit, kanë filluar të hedhin hapat e parë të suksesit në Britaninë e Madhe. Këtë radhë, ata janë bërë pjesë e turneut të British Council, në disa qytete të vendit, ku performojnë muzikën e tyre të zgjedhur.
Turi i grupeve muzikore britanike në Shqipëri do të kulmojë me koncertin e tyre në Korçë, ditën e enjte, i zhvilluar atje edhe në kuadër të festës së birrës.
Top Channel