Guardiola: Bajerni, më i fortë se Barça ime

15/08/2013 21:20

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Pep Guardiola, e sheh si më të fortë ekipin e tij aktual, krahasuar me Barcelonën me anë të së cilës “pushtoi” botën.

“Lojtarët e Bajernit janë më të mirë se ata të Barçës në shumë aspekte, si përshembull ai i inteligjencës futbollistike”, tha spanjolli në një intervistë për të përditshmen “Bild”.

“Në disa aspekte të tjera jemi që tani më të mirë se Barcelona”, shtoi Guardiola. “Nuk prisja që lojtarët të përvetësonin kaq shpejt filozofinë time të lojës dhe të të menduarit”.

Top Channel