Dy kompani të mëdha ndërkombëtare të linjave intime, “Agent Provocateur” dhe “Made in Chelsea” do të përballen në një proces gjyqësor, pasi e para paditi të dytën për “plagjiaturë”.
Sipas padisë së “Agent Provocateur”, kompania britanike ka përvetësuar një prej modeleve më të suksesshme të saj, duke e hedhur në treg me një çmim më të lirë.
Në të vërtetë, dy modelet që reklamojnë linjën e secilës kompani shfaqin qartë një ngjashmëri identike modelesh, me vetëm ngjyrën që ndryshon në varësi të preferencave.
Modeli i “Agent Provocateur”
Megjithatë, ndërsa origjinali i “Agent Provocateur” kushton 110 paund në dyqanet e kësaj linje, ai i “Made in Chelsea” shitet për 85 paund.
Modeli, ne dukje i ngjashem i “Made in Chelsea”
Në padi, “Agent Provocateur” argumenton se kopia që i është bërë nga rivali në treg, jo vetëm ka përvetësuar produktin e krijuar prej saj, por po i sjell kompanisë edhe një dëm të madh ekonomik në treg, për të cilin pretendon dëmshpërblim.
Top Channel