Hollivudi, marrëveshje me Kinën

14/08/2013 19:20

Studiot e prodhimit të filmave në Hollivud lajmëruan se kanë arritur një marrëveshje me autoritetet kineze, mbi disa pagesa të pashlyera për të drejtën e autorit të disa prej prodhimeve më të suksesshme të kinematografisë amerikane.

Pagesat u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi një taksë prej 2% të totalit tëtë ardhurave.

Sipas disa raportimeve, besohet se kinematë kineze i detyrohen mbi 200 milionë dollarë kompanive të prodhimeve të filmave, para të cilat shteti ka dalë garant që t’i paguajë.

Midis disa prej filmave më problematikë për pagesat ishte “Man of Steel” dhe “Skyfall”.

Mosmarrëveshja pati lindur pasi Grupi Kinez Audioviziv, një distributor shtetëror që kujdeset me shpërndarjen e të drejtave të filmave të huaj në vend,  vendosi një taksë shtesë, e cila do t’i zbritej fitimeve të shtëpive amerikane të filmave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA