Një i padëshiruar në shtëpinë e Carla Bruni

13/08/2013 00:00

Një person ka arritur të hyjë në banesën e Carla Bruni, në Bregun e
Kaltër. Nuk bëhet fjalë për një hajdut, por për një të çekuilibruar që
kërkonte të takonte me çdo kusht këngëtaren dhe ish-zonjën e parë.

Ngjarja, e publikuar të martën nga e përditshmja “Le Figaro” dhe e konfirmuar nga Ministria e Brendshme franceze, ka ndodhur javën e kaluar.

Personi, i njohur nga shërbimet policore, arriti të kalojë sistemet e sigurisë së vilës dhe të hynte në momentin kur Bruni ishte në shtëpi bashkë me Giulia, e bija dy vjeçe që ka me ish-presidentin Sarkozy.

“Ai mund të kishte sulmuar zonjën Sarkozy dhe vajzën, por për fat të mirë u ndalua nga kohë”, ka deklaruar një burim i brendshëm nga zyrat e Sarkozy.

Top Channel