Ajo është modelja e momentit, ecja antike e së cilës krijon po aq shumë tronditje sa dhe puna e saj.
Dhe, ndërkohë që Cara Delevigne pranon, që shoqëria dhe familja e saj shqetësohen për të, ajo ka gjetur dy mikesha të famshme, te të cilat mund të mbështetet për këshilla, Kate Moss dhe Rihanna.
21-vjeçarja është hapur mjaftueshëm për t’u përshtatur me jetën si një nga modelet më të kërkuara në botë, teksa ka pozuar “topless” për kopertinën e shtatorit të revistës “W”.
Teksa Cara ka zaptuar sytë e markave të modës, si Burberry apo DKNY, ajo ka fituar gjithashtu edhe shumë tituj për party-t e saj të egra.
Duke diskutuar mbi reputacionin e saj, ajo pranon: “Të gjithë shqetësohen për mua. Është e vështirë për familjen time. Unë e di që duhet të jem e kujdesshme. Njerëzit duhet të kuptojnë se unë mund të kujdesem për vetveten, kam bërë një punë të mirë deri më tani”.
Top Channel