Berati po pushtohet nga ndërtimet pa leje. Me dhjetra objekete i janë
shtuar këtij qyteti jo vetëm nëpër lagje, por edhe në zonën e mbrojtur
nga UNESCO. Ne muajt e fundit verehet se ndertimet kane zaptuar lagjet
Goricë, Mangalem e Kala dhe çdo dite ngrihen mure e shtëpi te reja.
Bashkia e Beratit ndërkohë bën të ditur se eshte ngritur nje grup pune, të cilët kanë verifikuar situatën në terren.
Ne lidhje me situaten e krijuar, shefi i Inspektoriatit të Ndërtimit Sajmir Kazazi thote se do të gjitha ndertimet qe jane ne kundershtim me planin e pergjithshem vendor do te prishen.
Çeshtja e ndertimeve pa leje ne Berat ka nisur te jete shqetesuese kryesisht pas vitit 2005. Problematike jane zonat muzeale te qytetit, ku perpos shtesave jane ngritur edhe shtepi te reja.
Top Channel