Tiranë, prishet ndërtimi pa leje

12/08/2013 17:25

Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake kanë ndërhyrë për prishjen e një shtese kati të një pallati 7-katësh në zonën e Komunës së Parisit, në njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë.

Përmes një deklarate, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë së Tiranës njofton se territori i bashkisë do të monitorohet pa ndërprerje gjatë 24 orëve dhe se po zbaton një plan të detajuar masash për të mos lejuar ndërtimet pa leje.

Në deklaratë, Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës u bën thirrje qytetarëve të mos ndërmarrin iniciativa të kundraligjshme dhe të denoncojnë rastet e objekteve të paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA