“Asnjë vend i banuar nuk më ka lënë një përshtypje të tillë izolimi madhështor nga e gjithë bota”.
E përshkruante kështu Thethin, në fillimet e shekullit të XX, shkrimtarja dhe udhëtarja britanike Edith Durham, e quajtur nga shqiptaret: Krajlica e Malësisë.
Sot, Thethi vazhdon të ruajë natyrën e virgjer. i zhytur në gjelbërim, një vend ideal për të pushuar larg gjithçkaje që të lidh me jetën e perditshme të qyteteve, mes maleve, peisazheve, aromave e ngjyrave që injektojnë qetësi.
Parku Kombetar i Thethit gjendet në pjesen qëndrore të alpeve vendase, 70 km nga qyteti i Shkodres. Për të mberritur këtu duhen makina të larta, pasi rruga e asfaltuar ndërpritet në fshatin Boge dhe 24 km jane të pashtruara.
Siperfaqja e parkut eshte 2 630 ha, 1680 prej te cilave jane pyje. Nga te gjitha anet eshte i rrethuar nga majat shkembore te maleve te bllokut te Bjeshkeve te Nemuna dhe Jezerces.
Fshati gjendet ne lugine, ne lartesine 750-800 m mbi nivelin e detit. Permes tij kalon lumi i Thethit.
Gjate viteve te fundit, banoret kane kthyer shtepite e tyre ne bujtina per vizitoret, ku me çmime te arsyeshme ofrojne ushqime te pergatitura nga produktet e tyre.
Por, mbi te gjitha ofrohet nje ambient miqesor, ashtu sikurse e kerkon tradita mikpritese e malesise.
Per t’u njohur me traditen dhe zakonet vendase, ne qender te fshatit mund te vizitohet kisha, muzeu etnografik, i ndertuar mbi shkemb apo kulla e ngujimit, per te mesuar mbi Kanunin e Leke Dukagjinit.
Malesia eshte e njohur edhe per traditen folklorike muzikore. Perpara lahutes, fyellit e çiftelise, sipas vendasve, objekti me i lashte i perdorur per tinguj, ka qene gjethja e Frasherit. Tradite e perçuar nga te paret, qe ruhet edhe sot.
Zona e Thethit eshte e pasur me burime ujore, te cilat krijojne nje sere pikash per t’u vizituar. Banoret ofrojne guida per ekskursione ne fshat dhe rrethina.
Prane lumit Theth, nje vend per t’u ndalur, eshte mulliri i fshatit. Ne jug te Parkut te Thethit, gjendet Kanioni i Grunasit. Ne dy km e gjatesise se tij, ngushtohet dhe zgjerohet nga dy-tre metra, ne disa dhjetera, me thellesi maksimale 60 metra.
Perrenj te tjere hasen gjate rruges, deri ne Nderlyse, ku mund te shkohet me makine, rreth 30 min nga fshati Theth, per te pare vaskat e ujit.
Pas qindra shekujsh, gerryerja e ujit ka krijuar keto skulptura natyrore, ne forme vaskash, nga ka marre emrin dhe vendi.
Rreth nje ore ne kembe nga vaskat, duke pershkuar shpatin e malit: Syri i Kalter i Thethit. Ai formohet nga Lumi i Zi, qe zbret nga fshati Kaprre.
Ekskursione, mikpritje, tradite, ushqime te fresketa, peisazhe e klime malore dhe qetesi ne Theth, vendi ku njeriu behet nje me natyren!
Top Channel