“Doku-Fest” ka krijuar një traditë mbi 12-vjeçare, me një reputacion gjithmonë e në rritje.
Por, kete vit, sipas organizatoreve të tij, festivali ndërkombetar i filmave me metrazh të shkurter dhe atyre dokumentare që zhvillohet çdo vit në Prizren do të vijë edhe më i plote e i larmishëm.
Filma nga mbi 60 shtete do të shfaqen gjate një jave të mbushur edhe me aktivitete të tjera në kuadër të këtij eventi.
Do të ndahen gjithsej 9 çmime, ndër të cilat ai për prodhimin më të mirë ballkanik dhe një film i përzgjedhur nga publiku.
Ky edicion shënon edhe pjesëmarrjen më të lartë të prodhimeve shqiptare në historinë e “Dokufest”, me 13 filma në konkurrim dhe të tjerë jashtë garës.
Gjithashtu, disa prej prodhimeve me të veçanta botërore të kohëve të fundit do të jenë pjesë e programit te festivalit, i cili do te zgjase nga data 17 deri ne 25 Gusht.
Vend te vecante do te zere konkurrimi i filmave per femije e te rinj, si dhe atyre nga vendet nordike me 40 filma pjesemarres. Mbi 200 producente dhe prodhues filmash kane konfirmuar pjesemarrjen e tyre ne kete aktivitet.
Top Channel