Charlize, një nënë e përkushtuar
12/08/2013 17:30
Ndonëse 38 vjeç, Charlize Theron vazhdon të gëzojë atë trup që shumë vajza sa gjysma e moshës së saj do të admironin.
Ylli i “Prometheus” tregoi linjat e saj të shkëlqyera, nga pushimet që po kalon në Hauai, SHBA, së bashku me djalin e saj të birësuar, Jackson.
Ndërsa u relaksua nën rrezet e ngrohta të diellit, Charlize tregoi gjithashtu anën e saj më të përkushtuar si nënë, duke u përpjekur që t’i mësonte notin, djalit 17 muajsh.
Top Channel