Ambasadori i ri gjerman në Tiranë

12/08/2013 18:20

Nisi detyrën në Shqipëri, ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, zoti Hellmut Hoffman, i cili zëvendëson zonjën Karola Muller Holtkemper, që qëndroi në këtë detyrë prej gushtit të vitit 2010.

Ai i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Gjatë takimit, 62-vjeçari Hoffman i cilësoi “të shkëlqyera” marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Hoffman ka lindur në Hajdenhajm të Gjermanisë në vitin 1951. Prej vitit 1982, kur ka nisur punën në Ministrinë e Jashtme, Hoffman ka patur disa detyra të rëndësishme si funksionar në Drejtorinë e NATO-s dhe atë të Kontrollit për Armët Konvencionale.

Gjithashtu, ai ka shërbyer në ambasadën gjermane në Zagreb si përfaqësues i përhershëm dhe në ambasadën gjermane në Londër, si këshilltar politik.

Katër vitet e fundit ai i ka kaluar si drejtues i Përfaqësisë së Përhershme të Gjermanisë pranë Konferencës së Gjenevës për Çarmatimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA