Një show politik për Alec Baldwin
10/08/2013 00:00
Aktori Alec Baldwin është gati të zbarkojë në rrjetin televiziv MSNBC me një shfaqje të përjavshme, bëjnë të ditur mediat amerikane.
Sipas burimeve, aktori po përmbyll tratativat për drejtimin e një programi që do të transmetohet të premteve në orën 22, me orën lokale.
Në këtë program, Baldwin do të ketë mundësi të flasë hapur për idetë e tij politike. Ai është një mbështetës i thekur i së majtës amerikane dhe konsiderohet si ndër më të preferuarit nga simpatizantët e partisë demokratike.
Top Channel