Lohan s’vë mend, sërish alkool

09/08/2013 00:00

Lindsay Lohan e ka të vështirë t’u qendrojë larg telasheve. Gazeta New York Post shkruan se vetëm pak ditë pasi përfundoi rehabilitimin 90-ditor të urdhëruar nga gjykata, aktorja problematike ka festuar deri në orët e para të mëngjesti me këngëtarët e grupit “The Wanted”.

New York Post shkruan se gjatë festimeve në dhomën e një hoteli në Los Anxheles ka patur alkool shoqëruar me muzikë të lartë.

“Lindsay ishte aty me një anëtar të bandës. Ata ndodhen në një hotel të Los Anxheles prej ditësh. Pati aq shumë ankesa nga klientët për zhurmën e shkaktuar nga dhoma e tyre sa që stafi i sigurisë ndërhyri disa herë derisa në fund e shoqëroi atë jashtë në orën 7 të mëngjesit. Ajo ishte me motrën e saj”, citon një burim gazeta njujorkeze.

Vetë aktorja mohoi të tilla pretendime. Një zëdhënës i saj pranoi se ajo ishte takuar me djemtë e “The Wanted”, por tha se ajo kishte qendruar për pak kohë, deri rreth mesnatës dhe se nuk kishte konsumuar alkool.

                       Pesë djemtë anëtarë të grupit “The Wanted”

Jeta e trazuar personale dhe bëmat me alkoolin dhe drogën e kanë penalizuar jo vetëm në karrierë, por edhe në jetën e saj të përditëshme. Aktorja problematike është bërë objekt i disa gjykimeve dhe dënimi i fundit i saj ishte vendosja në një qendër rehabilitimi për të hequr dorë nga alkooli për 90 ditë, dënim që e përfundoi më 30 korrik.

Top Channel