Dosa e Mario Balotelli-t
09/08/2013 00:00
Rritja dhe përkujdesja kundrejt një macje apo një qeni është e zakontë. Shumë kush zgjedh të parën, të tjerë të dytin, por ka nga ata që zgjedhin…një derr.
I tillë është rasti i futbollistit të Milanit, Mario Balotelli. Sulmuesi italian publikoi në profilin e tij në Twitter një foto të Super, dosës që ai do të përkujdeset.
Foton e publikuar SuperMario e ka shoqërua me një përshkrim në anglisht.
“Më në fund derri im i vogël erdhi. Është vetëm 2 muajshe dhe është një ‘ajo’ edhe pse unë vendosa ta quaj Super”.
Top Channel