
Kur supermodelja Kate Upton u shndërrua në vajzën koopertinë të “Sports Illustrated” në vitin 2012, shumë kritikë e konsideruan 21-vjeçaren si të papërshtatshme, duke e etiketuar si “shumë e shëndoshë” apo “shumë bionde”.
Në një intervistë të publikuar së bashku me disa foto të saj të nxehta në revistën “Elle”, modelja amerikane tregoi se sa keq kishte përjetuar atë kohë, teksa ndihej si e trajtuar si një objekt apo lodër prej fotografëve, kameramanëve e drejtuesve të tjerë të kompanisë që kërkonin të merrnin imazhet e saj më të mira.
“Unë nuk jam një lodër, por një qënie njerëzore. Nuk jam thjesht për t’u përdorur, por tashmë jam një grua dhe mendoja se po trajtohesha pa respektin e merituar”, tregoi Upton, rreth punës së saj të parë që bëri për “Sports Illustrated”, të ilustruar në disa foto më poshtë.
Amerikania shpjegoi gjithashtu se ndërsa në fillim bezdisej nga etiketa e një “bionde” të cekët, tashmë është mësuar me këto vlerësime dhe se nuk ndihet më keq kur dëgjon të tilla fyerje nga njerëzit që nuk e njohin personalisht.
Top Channel