Superiore në sprintin e fundit, afron faza e Final Four, në fundjavë luhen dy ndeshjet e para
Kampioni i Europës në kërcimin së gjati, gjermani Christian Reif, u shpreh i sigurt këtë të enjte mbi faktin se Usain Bolt dopohet.
Reif deklaroi në një intervistë për të përditshmen “Suddeutsche Zeitung” se vetëm në këtë mënyrë mund të shpjegohet rendimenti i tij mbinjerëzor, sidomos pasi me “tërmetin” që shkaktoi kapja e Gay dhe Poëell me doping më parë gjatë korrikut, Bolt duket se ka arritur të fitojë edhe ndaj rivalëve më të afërt që merrnin subsanca përmirësuese.
“Nëse është e vërtetë ajo që mendoj unë, do të dëmtohej shumë rëndë sporti. Nuk mund të them me siguri që është i dopuar, por kam dyshime shumë të forta dhe ju garantoj që së bashku me mua bashkohen edhe shumë njerëz të tjerë”, deklaroi Reif.
“Ata që e mbrojnë thonë se ai ka hapin më të jashtëzakonshëm në historinë e atletikës. Pa dyshim, por fakti që ishte më i shpejtë se rivalët që dopoheshin, për mua është shumë domethënës”, shtoi sportisti.
Top Channel