“Guinnes”, Reali mposht Chelsea

08/08/2013 00:00

Ronaldo fitoi “sfidën personale” me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho në finalen e turneut amerikan “Guinnes”.

Reali, i drejtuar nga Ancelotti mundi 3-1 Chelsea-n e Mourinho-s. Serinë e golave e hapi Marcelo në minutën e 14 të takimit. 3 minuta më vonë, Ramirez barazpeshon gjithcka.

Në minutën e 31 të takimit, Ronaldo shënon golin e dytë për Realin. Me avantazhin 2-1 të madrilenëve mbyllet pjesa e parë e takimit. Në pjesën e dytë, asi portugez shënon sërish, duke vulosur rezultatin 3-1.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, atë për vendin e 3 dhe të katërt, Milani mposhti Los Anxheles 2-0. Golat u shënuan nga Balotelli dhe Niang në pjesën e parë të takimit.

Top Channel