Dustin Hoffman iu nënshtrua ditën e mërkurë një ndërhyrje kirurgjikale, me qëllim përthithjen e një tumori.
Aktori, dy herë fitues i Çmimit “Oscar” me filmat “Kremar versor Kramer” në vitin 1979 dhe “Rain Man” në vitin 1988 zbuloi në trupin e tij një tumor në fazat e hershme të zhvillimit dhe pas operacionit e disa seancave radioterapi që do të nënshtrohet, pritet të rikuperohet tërësisht.
76-vjeçari, i lindur në Los Anxhelos, pavarësisht moshës vazhdon të jetë shumë aktiv në jetën e tij profesonale, duke qenë së fundmi protagonist i komedisë “Chef”, e drejtuar nga Jon Favreu, ku është bashkëprotagonist me Scarlett Johansson dhe Robert Downey Jr.
Faza riaftësuese pas operacionit pritet vetëm që të shtyjë planet e Hoffman, mbi projektet e tij si regjizor.
Top Channel