Putin prish garën automobilistike

04/08/2013 10:25

Rusia është duke u shfaqur gjithmonë e më shumë si një superfuqi në sportet automobilistike.

Me një garë në Superbike, në Europianin e garave me kamionë dhe në tratativa për t’u përfshirë edhe në Formula 1, në Rusi pasioni për motorët është në rritje.

Megjithatë, një garë e makinave sportive, e zhvilluar në një pistë 80 kilometra në veri të Moskës, u prish në mënyrë të pavullnetshme prej presidentit Putin.

Ndërsa ishin zhvilluar tre fazat e para të provave zyrtare, e përgatitej të nisej prova e katërt, hapësira ajrore mbi pistë u mbyll për një kohë të papërcaktuar, si rrjedhojë e kalimit të pritshëm në atë zonë të avionit presidencial të Putinit.

Si rrjedhojë e pamundësisë së helikopterit të urgjencës për të fluturar në rastin e ndonjë aksidenti dhe gjithashtu helikopterëve të televizioneve që regjistronin garat, u vendos që raundi i katërt i provave kualifikuese të mos zhvillohej dhe të shpallej si nisje pozicioni i secilit pas raundit të tretë kualifikues.

Top Channel